E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Seitaj dhe Butrinti janë kampionët e Shqipërisë në shah

Përfundon edicioni i fundit i Kampionatit Kombëtar të Shahut, i cili u zhvillua nga data 27.11.2009 deri më 06.12.2009 dhe ku morën pjesë 10 ekipet më të mira të vendit. Pas një lufte të fortë sportive, në përfundim të kampionatit u shpallën edhe fituesit. Kampioni i Shqipërisë si ekip u shpall Butrinti, i cili fitoi titullin me 16 pikë. Ndjekësi më i afërt i tyre, i pozicionuar në vendin e dytë, është ekipi i Veleçikut me një pikë më shumë se kampionët, 15 pikë. Ndërsa vendin e tretë e zuri Vllaznia, në kuotën e 14 pikëve. Ekipi sarandjot bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë turne, pasi në radhët e tij kishte disa nga shahistët më të mirë në vend: Ilir Seitaj (Mjeshtër Ndërkombëtar), Ilir Karkanaq (Mjeshtër i FIDES), Petraq Dhame (Mjeshtër Kombëtar), Lime Mihasi (Mjeshtër Kombëtar) dhe Murat Mejdini (Mjeshtër Kombëtar). Butrinti fitoi me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Vllaznisë dhe barazoi 2-2 me ekipin e Veleçikut. Kjo është hera e tretë që Butrinti shpallet kampion i vendit. Trofetë e mëparshëm datojnë në vitet 2005, 2007 dhe 2009. Gjithashtu është edhe fitues i Kupës së Shqipërisë në vitin 2007. Në të njëjtën kohë kampioni individual për 2009-n i përket ekipit të Butrintit me mjeshtrin ndërkombëtar Ilir Seitaj. Në Kampionatin Kombëtar që u zhvillua në Sarandë, shahistët Petraq Dhame dhe Lime Mihasi zunë përkatësisht vendin e pestë dhe të gjashtë. Skuadra sarandjote tashmë do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian në tetor të vitit 2010, që do të zhvillohet në qytetin Plovdiv të Bullgarisë. Po ashtu Butrinti do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të shahut, që do të zhvillohet në Mal të Zi në mars të 2010-s.

A. Manallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›