E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo-Itali, dashuria mbaroi?

Lamtumira e gjatë që Zhoze Murinjo po i jep futbollit italian filloi menjëherë pas ndeshjes Inter-Rubin Kazan dhe mund të mbyllet në qershor. Trajneri luzitan nuk e duron dot më Italinë dhe kjo duket haptazi. Murinjo tha: "Të ardhmen time nuk e vendosin gazetarët, as ish-lojtarët e Interit, por drejtuesit e klubit. Nëse dikush prej këtyre të fundit, do të vendosë një ditë që unë duhet të largohem, kjo nuk përbën asnjë problem. Sido që të jetë, mund të gjej punë ku të dëshiroj, ndryshe nga trajnerët e mëparshëm të Interit". Më tej një tjetër deklaratë: "Mendoja se në Itali shqetësoheshin vetëm për rezultatet. Por zbulova se juve ju pëlqen vetëm të flisni". Nëse në maj skuadra nuk fiton Champions-in, rrugët e trajnerit dhe Interit do të ndahen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›