E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqje kryegjenerali gjerman në Afganistan

Kryegjenerali gjerman në Afganistan, Wolfgang Schneiderhan, ka dhënë dorëheqjen pas një sulmi ajror në shtator ku u vranë disa civilë.
Një zyrtar i lartë i mbrojtjes gjithashtu ka dhënë dorëheqjen. Njoftimet e fundit në media pohojnë se departamenti ushtarak dhe i mbrojtjes ishin në dijeni se sulmi kishte vrarë civilë, megjithëse qeveria gjermane e mohoi këtë gjë.
Sulmi ajror amerikan u urdhërua nga një komandant gjerman kur dy cisterna me naftë ishin kapur nga talibanët. Por qeveria afgane tha se përveçse u vranë 70 militantë të dyshuar talibanë, gjatë këti sulmi u vranë gjithashtu edhe rreth 30 civilë.
Akti i dorëheqjes së kryegjeneralit Schneiderhan u dha pas publikimit të një videoje në një television gjerman. Në pamjet filmike dallohej më së qarti se ushtria gjermane nuk kishte qenë e përgjegjshme gjatë sulmit të saj mbi çisternat e naftës.
Kjo është ngjarja ku ka pasur më shumë viktima që nga koha kur ushtria gjermane u angazhua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Opozita social demokrate pas publikimit të videos kërkoi që për këtë ngjarje të rëndë të ndërmirrej një hetim dhe investigim parlamentar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›