Ish-shoqëruesja e Berlusconit publikon një libër autobiografik
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi është përherë një personazh për të cilin ka shumë për të folur dhe diskutuar. Patrizia D'Addario e cila para dy muajsh pati folur për një harem të kryeministrit italian me 20 vajza të reja në residencën e tij në Romë, ka publikuar në librin e saj autobiografik detaje të pakëndshme për këtë ngjarje të shumëdebatuar.
"Kënaquni me kryeministrin" është titulli provokues i këtij libri që pritet që të ketë shitje rekord jo vetëm në mbarë Italinë, por edhe në kontinentin Europian. Ish-shoqëruesja D'Adario rrëfen në librin e saj edhe detaje intime përsa i përket lidhjes së tyre të fshehtë. Ajo tregon se shtrati në të cilin kishin ndarë shoqërinë me njëri-tjetrin ishte një dhuratë e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Por D'Adario jep dëshmi edhe për detaje intime të kryeministrit italian me 20 vajzat e tjera të haremit.
Sipas intervistave që janë kryer në libraritë italiane shumë prej shitësve shpresojnë që ky libër të mos shitet.
"Fatkeqësisht pemët priten për të printuar libra të tillë pa pikë vlere."- u shpreh Nicoleta Civita, një menaxhere librarije.
Zyra e shtypit e kryeministrit italian nuk e kanë komentuar daljen e këtij libri. Vetë kryeministri italian është shprehur para disa kohësh për D'Adarion se ai nuk e mbante mend ta kishte takuar, por nuk e mohoi se ai mund të kishte pasur një lidhje me këtë shoqëruese me pagesë.