Jep dorëheqje sekretari britanik i Energjisë

Sekretari britanik i Energjisë, Kris Huhn ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pasi do të përballet me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, akuza këto të cilat ishin ngritur për gruan e tij.
Huhn tha përmes një deklarate se ai ishte i pafajshëm dhe se vendimi për ta akuzuar ishte për të ardhur keq.
Shkelja e pretenduar ka ndodhur në vitin 2003 dhe që nga atëherë Huhn dhe gruaja e tij janë ndarë. Huhn dhe ish gruaja e tij pritet të paraqiten në gjykatë më 16 shkurt.