E Diel, 1 Nëntor 2026

Rassmusen: Të vijojë dialogu Prishtinë- Beograd

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen gjatë takimit dy ditor në ministerialin e mbrojtjes tha se dialogu Prishtinë-Beograd është i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë të njerëzve në Kosovë.
Rassmusen tha se dialogu duhet të japë rezultate konkrete, dhe mbi të gjitha të zbatohen marrëveshjet për veriun e Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk harroi pa përmendur edhe shpërthimin e dhunës në veri të Kosovës vitin e kaluar, ku dënoi sulmet dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për misionin e KFOR-it. Ai theksoi se KFOR-i ka dhënë një shembull të mirë për të siguruar një Kosovë të sigurt, demokratike dhe multietnike.
" KFOR-i ka bërë një punë të mirë për të siguruar mbrojtjen e të gjithë njerëzve në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij në përputhje me mandatin e OKB-së," tha Rasmusen.
Ndërkohë grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport të publikuar kohët e fundit bënë të ditur se gjendja aktuale në veri të Kosovës mund të ketë pasoja shumë të rënda për qëndrueshmërinë e vendit. Sipas raportit situata e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, rrezikon ndërprerjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, kërcënon qëndrueshmërinë e brendshme të Kosovës dhe kandidimin e Serbisë në BE.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›