Kirgizi, 70 raste të reja të fëmijëve me HIV

Zyrtarët shëndetësorë në Kirgizi kanë bërë të ditur identifikimin e 70 raste të reja të infektimit të fëmijëve me virusin HIV.
Sipas tyre 10 fëmijë janë nga rajoni Xhelal-Abad dhe 60 të tjerë në rajonin e Oshit është zbuluar se janë infektuar me virusin vdekjeprurës.
Më shumë se 110 mijë fëmijë të moshës 2-7vjec u janë nënshtruar analizave, pas skandalit të bartjes së virusit nëpër spitalet rajonale.
Dhjetëra punonjës shëndetësorë në rajon akuzohen për neglizhencë në lidhje me reth 200 fëmijë, që janë infektuar aksidentalisht me virusin.