Me armë pa leje në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga të policisë për armëmbajtje pa leje në banesë. Në pranga ra Qani Hysa nga Dibra me banim në Sukth.
Sakaq policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
“Në kuadër të operaconit Sukthi, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në bashkëpunim me shërbinet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, ushtruan kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Q. H., 38 vjeç, banues në Sukth. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, 1 pushkë sportive, 1 thikë dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/