E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë, zjarr në një apartament, dërgohet me urgjencë në spital një 64 vjeçare e asfiksuar

Korça është tronditur sërish nga një ngjarje drithëruese.

Mëngjesin e së shtunës, një apartament në lagjen Nr.8 të qytetit, është përfshirë nga flakët.

Pronarja , një 64-vjeçare është nxjerrë e asfiksuar nga tymi dhe është dërguar menjëherë në spital.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të tjerë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. 

Shkak dyshohet se është bërë një bombël gazi që gruaja e cila jetonte e vetme, përdorte për gatim. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›