E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti –Dita e sotme do të jetë me ngrica dhe akull në mëngjes, kthjellime gjatë ditës

Antcikloni afrikan vijon të jetë protagonist kryesor në Europën jugperëndimore duke tejzgjatur thatësirën edhe në territorin e Shqipërisë.

E Shtunë, 03 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, ngrica dhe akull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -7/8°C

– Zonat e ulëta       -4/15°C

– Zonat bregdetare 1/15°C

Kosovë

Kosova për dt. 03 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 0°C në mëngjes deri në  8°C – 10°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 04 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën veriperëndimore në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -3/12°C

– Zonat e ulëta       1/17°C

– Zonat bregdetare 4/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›