E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga nga Afganistani Shqiperi-Rusi bashke kunder trafikut

Shqipëria vetëm gjatë 3 viteve të fundit ka realizuar 31 operacione të përbashkëta me agjenci partnere, vende të tjera që vetëm në Shqipëri kanë bërë të mundur 50 personave të përfshirë në trafikun e drogave të ndryshme. Ky bashkëpunim kërkon të forcohet më shumë se është interes i drejtpërdrejtë për qytetarët për jetën dhe shëndetin e tyre”-tha Nishani.

Sipas Ivanov nënshkrimi i marrëveshjes ka si qëllim krijimin e një sigurie në Ballkanin perëndimor pasi kërcënimi që vjen nga Amerika Latine flet për shifra të larta trafiku të drogës kryesisht heroinës dhe kokainës.

“Kërcënimi i trafikut të drogës që vjen nga Amerika Latine, por dhe nga Afganistani kërkojnë një konsolidim ndërkombëtar. Tregu i përdoruesve të kokainës nga 2.5 milionë persona ka shkuar në 5 milionë. Gjithashtu duhet të kujtoj atë çka ka thënë Ban Ki Moon se mbi 150 tonë lëndë narkotike hyjne nga Afganistani për në Europë. Duke përmendur këto shifra mund të them se Shqipëria është një nga vendet e para që e ndjen këtë trafik pasi korridori europian në të cilën kalon kjo lëndë është i njohur. Rusia është e interesuar që të shkëmbejë informacion me Shqipërinë lidhur me këtë trafik.”-tha Ivanov.

Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta të dy strukturave me qëllim goditjen dhe parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›