E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep doreheqjen Shaban Memia


Gjatë orëve të mbrëmjes qarkulloi lajmi për dorëheqjen e Drejtorit te Aluiznit, Shaban Memia. Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, por as është mohuar.

Nuk jepen detaje mbi arsyet që mund të kenë cuar Meminë drejt dorëheqjes, ndërsa prej disa javësh pranë Aluiznit, Njësia Antikorrupsion, pranë Kryeministrisë, me urdhër të vetë Kryeministrit Berisha, po ushtronte një kontroll për procesin e legalizimeve.

Ndërkaq, disa ditë më parë Memia shkarkoi për  “Mungesë te integritetit personal”, kreun e Legalizimeve të Qarkut të Tiranës, Ferdinand Shehu. Ky i fundit u kthye në detyrë brenda 24 orëve me urdhër të Kryeministrit, me argumentin se, për sa kohë auditi është për kontroll pranë Aluiznit, Drejtori Memia nuk mund të marrë asnjë vendim shkarkimi për vartësit e tij.

Prej kohësh në media po flitej se Shaban Memia, një mbështetës i hershëm i Kryeministrit Berisha, rrezikon detyrën për shkak të procesit të dështuar të legalizimeve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika LMN: Modernizim në PS
Një grup deputetësh  socialistë, të pakënaqur nga udhëheqja e sotme politike, përfshirë edhe atë të partisë së tyre, kërkojnë që modernizimi i sistemit politik, të niset së pari nga partia opozitare më e madhe në vend.
Mazhoranca kundër Sali Shehut
Të enjten në Top Story, mazhoranca dha shkëndijen e parë të kundërshtimit të emrit të propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Top Story”: Shitblerja e këshilltarëve
Shitblerja e këshilltarëve bashkiakë dhe të këshilltarëve të qarqeve, është një fenomen i vendosur prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së televizionit “Top-Channel”. Ekspozita e forcave të armatosura
U cel në Tiranë edicioni i dytë i panairit ALMEX 2011 për mbrojtjen dhe sigurinë. Reforma zgjedhore
Negocimi i ndërkombëtarëve në formimin e komisionit parlamentar që do të merret me reformën zgjedhore pritet të japë efektet e para pozitive gjatë ditëve në vazhdim. Damian Gjiknuri, i ngarkuar nga PS në negocimin për çështjet zgjedhore shpjegon progresin e deritanishëm.

Lajmet kryesore

Reforma zgjedhore
Ndërhyjnë ndërkombëtarët, së shpejti Komisioni
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›