Mazhoranca kunder Sali Shehut

Të enjten në Top Story, mazhoranca dha shkëndijen e parë të kundërshtimit të emrit të propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Presidenti ka propozuar për këtë post ish-deputetin e PD-së, zotin Sali Shehu.
Kandidatura e zotit Shehu u kritikua nga deputeti i mazhorancës Enkelejd Alibeaj. Sipas Alibeajt, Shehu është në vorbullën e atyre personave që bëjnë emërime korruptive në gjyqësor, që sipas tij, janë zbardhur edhe në raportin e Këshillit të Europës.
“Kandidatura; nga një klientelist ta cojmë në institucionin më të lartë që do të kontrollojë se ku shkojnë paret e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Alibeaj.
Ndërkohë, deputeti i PS-së, Fatmir Toçi u shpreh më i rezervuar duke thënë se propozimi i Presidentit të Republikës do të kalojë nëpër komisionet dhe sitën parlamentare për të vendosur nëse është e duhura apo jo. Toçi nënvizoi se Sali Shehu është një kandidaturë e djathtë.
“Është një kandidaturë që vjen nga e djathta, e bërë me të drejtat kushtetuese të presidentit Topi. Do ndjekim të gjitha rrugët institucionale për të vendosur për këtë kandidaturë”, deklaroi deputeti Toçi.
Analisti i ftuar në studio, Lutfi Dervishi, vlerësoi se propozimi i presidentit është një test për situatën politike në vend, pas përplasjeve të presidentit Topi me mazhorancën. Dervishi nënvizoi se mazhoranca me shumë gjasa do ta rrëzojë kandidaturën.
Ndërsa kreu i PDS-së, Paskal Milo tha se nevojitet një kandidaturë konsensuale. Ai theksoi se nëse votimi në parlament për kandidaturën e zotit Shehu do të behëj i fshehtë, ai do të merrte votat e nevojshme për t’u bërë kryetar i KLSH-së, por me votim të hapur, kjo kandidaturë, sipas zotit Milo do të rrëzohet për shkak të qendrimit politik.
Zotit Shehu për t'u konfirmuar do t'i duhen 71 vota. Sali Shehu ka qenë deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën e kaluar. Ndaj votimi i tij në parlament pritet me interes.
Kontrolli i Lartë i Shtetit konsiderohet një institucion mjaft i rëndësishëm, sepse sipas ligjit eshte institucioni me i larte i kontrollit ekonomik dhe financiar. KLSH i nenshtrohet vetem Kushtetutës dhe ligjeve. Nëse zgjidhet kryetar i KLSH, Sali Shehu do të qëndrojë në detyrë per 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika LMN: Modernizim në PS
Një grup deputetësh socialistë, të pakënaqur nga udhëheqja e sotme politike, përfshirë edhe atë të partisë së tyre, kërkojnë që modernizimi i sistemit politik, të niset së pari nga partia opozitare më e madhe në vend.
“Top Story”: Shitblerja e këshilltarëve
Shitblerja e këshilltarëve bashkiakë dhe të këshilltarëve të qarqeve, është një fenomen i vendosur prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së televizionit “Top-Channel”. Ekspozita e forcave të armatosura
U cel në Tiranë edicioni i dytë i panairit ALMEX 2011 për mbrojtjen dhe sigurinë. Reforma zgjedhore
Negocimi i ndërkombëtarëve në formimin e komisionit parlamentar që do të merret me reformën zgjedhore pritet të japë efektet e para pozitive gjatë ditëve në vazhdim. Damian Gjiknuri, i ngarkuar nga PS në negocimin për çështjet zgjedhore shpjegon progresin e deritanishëm. Kryesia PS, ndryshime në statut e program
Përfundoi me ndryshime në statut dhe në program mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, mbajtur gjatë pasdites së të enjtes.
Lajmet kryesore
Reforma zgjedhore
Ndërhyjnë ndërkombëtarët, së shpejti Komisioni
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS