Jep dorëheqjen drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku
TIRANE-Ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme, drej tori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Saimir Ivziku. Lajmi konfirmohet edhe nga përfaqësuesit e drejtorisë spitalore. Po sipas të njëjtave burime, arsyet e dorëheqjes kanë qenë personale. Vetë Ivziku ka preferuar të mos bëjë komente në lidhje me dorëheqjen.
Edhe pse u insistua disa herë nga Gazeta për t’u lidhur me të nëpërmjet telefonit, ai nuk iu përgjigj telefonatave. Ndërkohë që, i kontaktuar nga ana jonë, vetë ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo u shpreh se nuk ka informacion për dorëheqjen, pasi ishte duke udhëtuar drejt Gjirokastrës. Nëpërmjet një sms-je të dërguar rreth orës 21:00, në përpjekje për të na dhënë një përgjigje në lidhje me interesimin tonë, Tavo shprehu mungesën e informacionit në lidhje me këtë çështje.
Në përpjekje për të marrë një informacion disi më të detajuar në lidhje me këtë çështje, kontaktuam edhe me këshilltarin e ministrit, Bledar Kurti. Kurti sqaroi, se dorëheqja ka ndodhur jashtë orarit zyrtar të punës, ndërsa lajmi është marrë vesh nga mediat. Po sipas tij, është ende herët për të folur për emra të tjerë konkretë, të cilët do të mund të mbanin vendin e Ivzikut. “Orari zyrtar i punës,ditën e premte është ora 14:00, ndërkohë që dorëheqja është dhënë pas këtij orari. Ne dimë që ditën e hënë do të ketë mbledhjen bordi i Qendër Spitalore Universitare dhe mendoj se në këtë mbledhje do të marrë zgjidhje gjithçka”, - u shpreh Kurti.
Gjithashtu, këshilltari i ministrit sqaroi se emri i drejtorit të ri do të vijë pas konsultimeve me bordin dhe se nuk duhet të mendohet se ai do të jetë një post politik. Saimir Ivziku, e mbante postin e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që prej datës 13 tetor 2010. Ai u emërua në këtë post pas dorëheqjes të ish-drejtorit Ilir Dashi. Në momentin që mori detyrën, Ivziku u tregua i rezervuar për të bërë premtime për kushtet e QSUT-së. Gjithashtu, Ivziku ka mbajtur postin e nëndrejtorit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)