Jep dorëheqjen kreu i Gjykatës së Tiranës

Jep dorëheqjen kryetari i gjykatës së Tiranës Albert Meçe. Burimet nga gjykata thanë se Meçe pritet të bëjë të ditur dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Besohet se shkak për këtë dorëheqje është ligji i lustracionit që hyri në fuqi javën e kaluar. KLD-ja pritet të pranojë dorëheqjen e Meçes dhe të emërojë kreun e ri të gjykatës së kryeqytetit. Kryetari i gjykatës së Tiranës bëhet kështu viktima e dytë e ligjit të dosjeve, pas Zamir Shtyllës. Kreu i hetimeve në prokurorinë e Përgjithshme njëkohësisht edhe kreu i grupit hetimor për çështjen Gërdeci ka dhënë dorëheqjen vetëm pak minuta para hyrjes në fuqi të ligjit të dosjeve. Dorëheqja e tij u pranua nga kryeprokurorja Rama disa ditë më parë.