Parlamenti,sot fillon seanca e parë për 2009-ën

Fillon sot pasdite sesioni i 8-të i parlamentit. Ky është sesioni i fundit i kësaj legjislature kur e djathta është në mazhorancë. Për shkak se edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet, nuk priten debate të forta në seancat plenare pasi vëmendja do të spostohet tek fushata elektorale. Megjithatë detyra më e rëndësishme për këtë parlament është ngritja e Komisionit Qendor Zgjedhor, përfundimi i reformës në drejtësi, si edhe kufizimi i imunitetit të zyrtarëve të lartë. Pikërisht në seancat e para, parlamenti do të shqyrtojë një nga ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi siç është administrata e gjyqësorit, ndërkohë që ende nuk është vendosur se kur do të shqyrtohet ngritja e KQZ. Sipas Kodit Elektoral ky parlament pritet të shkrihet në muajin maj, kur fillon edhe fushata elektorale.