Zgjedhjet, “Poli i Lirisë”, koalicioni i katërt
Në zgjedhjet e 28 qershorit pritet të hyjnë në garën elektorale katër koalicione parazgjedhore, respektivisht dy të majta dhe dy të djathta. Nga e djathta, njëri koalicion është ai i drejtuar nga PD-ja dhe tjetri pritet të jetë "Poli i lirisë".
TIRANE- "Poli i Lirisë" pritet të jetë koalicioni i katërt politik paraelektoral, që do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit për të qeverisur vendin. Ai do të ketë në përbërje të tij parti të djathta, që refuzojnë bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Lajmin e ka bërë dje të ditur për "Gazeta Shqiptare", kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi. Ai sqaroi se është pikërisht LZHK-ja, partia që ka marrë iniciativën e krijimit të këtij koalicioni. "Aktualisht jemi në negociata me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, Partinë Ligj e Drejtësi të krijuar së fundmi nga Spartak Ngjela, Ballin Kombëtar të Alimadhit si edhe me Partinë për Drejtësi dhe Integrim, që në thelb të programit të saj ka mbrojtjen e të drejtave të komunitetit çam", - bëri të ditur Shehi. Në këtë kontekst, kreu i LZHK-së shtoi se deri më tani asnjë prej këtyre negociatave nuk ka përfunduar e konkretizuar në një marrëveshje zyrtare. "Nëse nuk biem dakord për kushtet dhe funksionimin e koalicionit, do të na duhet të hyjmë në zgjedhje duke marrë firmën e 10 mijë zgjedhësve. Por nëse biem dakord, një nga problemet kryesore është krijimi i infrastrukturës për ruajtjen e votës gjatë numërimit të saj. Është më e lehtë kur në koalicion bëjnë pjesë parti parlamentare, sikundër janë PDK-ja apo PLD-ja, pasi mjafton mandati i deputetit", - nënvizon Shehi. I pyetur mandej nga gazeta për arsyet pse forca politike që drejton nuk preferon të hyjë në një koalicion të përbashkët me Partinë Demokratike, ai deklaroi se "jo vetëm që nuk kam pasur një ofertë nga Berisha, por mbi të gjitha dhe as nuk dua të bashkëpunoj me të".
PDK
Pjesëmarrjen e Partisë Demokristiane në koalicionin "Poli i Lirisë", nuk e ka përjashtuar as kreu i kësaj partie, Nard Ndoka. I kontaktuar dje nga "Gazeta Shqiptare", ai tha se "PDK nuk përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në një koalicion të djathtë, por sigurisht pa Berishën". Madje ai shton se "edhe nëse do të kem ofertë nga Berisha, unë nuk do ta pranoja", - përfundon Ndoka.
PLL dhe PBKD
Legalistët dhe ballistët do të jenë aleatët e rinj të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Për këto aleanca të reja dy ditë më parë foli zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, i cili garantoi se selia blu i ka gati ofertat e saj për PLL-në e Ekrem Spahisë dhe për Ballin Kombëtar Demokrat. "Këto janë partitë që pritet të jenë pjesë e koalicionit", - u shpreh Bumçi. Sipas tij, aktualisht PDr-ja po përfundon procesin e shkrirjes me PD-në, kështu që mbetet për të negociuar me dy parti të tjera. Sa i takon aleancës me demokristianët, Bumçi shprehet se deri në zgjidhjen e çështjes ligjore që përfaqësues të ndryshëm të PDK-së kanë, nuk pritet të ketë oferta për ta në koalicionin e maxhorancës. Legalistët dhe Balli kanë qenë aleatë të hershëm të PD-së në koalicionet e saj kur ajo ishte në opozitë. Por në 2005-ën, asnjëra prej këtyre partive nuk arriti të kishte deputet në parlamentin aktual. Arsyeja ishte se PLL-ja kandidoi jashtë koalicionit, ndërsa PBKD-ja kishte konflikte të brendshme dhe ndarje të saj në shumë copëza, që nuk arritën të merrnin përqindjen e duhur të votave.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)