E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jep dorëheqjen nëse nuk e ke letrën e transferimit të Veliajt”- Kryebashkiaku i Tiranës fut në sherr deputetët e PS! Zbardhen përplasjet mes Bledi Çuçit dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu

Transferimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit ka shkaktuar debate brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

veliaj gogu cuci

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Bledi Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt.

“Ku e ke letrën e transferimit?”, mësohet t’i jetë drejtuar Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Po ashtu mësohet se Çuçi ka kërkuar Toni Gogut, “të japë dorëheqjen” nëse letra e transferimit, e cila nuk iu vu në dispozicion as Veliajt dhe as avokatit të tij nuk disponohet.

Ndërkohë pas përfundimit të seancën plenare, Çuçi është pyetur nga gazetarët, por deputeti socialist ka refuzuar të përgjigjet.

“A i keni kërkuar dorëheqje zotit Gogu?”, pyetën gazetarët Bledi Çuçin.

“A ka pasur një përplasje mes teje dhe zotit Gogu”?, por Çuçi u përgjigj duke thënë se “ka gjëra më të rëndësishme sot për të adresuar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›