Zv/ministrat e rinj, Dervishaj në MPJ, Nora Malaj tek Arsimi, Duçka tek Energjia
TIRANE - Zbardhen emrat e zëvendësministrave që pritet të emërohen nga qeveria e re. Burimet bënë të ditur se pritet që sot, para nisjes për në SHBA, kryeministri Edi Rama të bëjë edhe publikimin e zv.ministrave të rinj. Ashtu siç është deklaruar, do të ketë shkurtim të numrit të tyre. Kështu, atje ku kanë qenë tre zv.ministra, tani e tutje do të jenë vetëm dy. Tashmë LSI i ka dorëzuar kryeministrit Rama emrat e zv.ministrave të saj.
Pritet që nga kjo parti të zënë vendet 6 zv.ministra, në dikastere si: Arsimi, Integrimi, Energjetika, Ministria e Jashtme, Drejtësia e Kultura. Kështu, të njëjtat burime bënë të ditur dje, se në Ministrinë e Energjetikës do të emërohet një zv.ministër i LSI-së që është Dorjan Duçka, Nora Malaj do të mbajë sërish postin e zv.ministres së Arsimit, ashtu siç e pati edhe në qeverinë "Berisha". Sokol Dervishaj është një tjetër emër që rikthehet në Ministrinë e Jashtme. Majlin Lazimi do të zërë një nga postet e zv.ministrit në Ministrinë e Integrimit, të drejtuar tashmë nga Klajda Gjosha, po e LSI-së.
Ndërkohë bëhet fjalë edhe për emra të tjerë. Gjergji Koja, një prej aleatëve të PS-së pritet të zërë postin e zv.ministrit të Shëndetësisë. Ndërsa kryetarja e FRESSSH-it, Elisa Spiropali flitet se do të jetë zv.ministrja tjetër e Punëve të Jashtme, në dikasterin e drejtuar nga Ditmir Bushati. Ndërkohë, në disa prej ministrive vazhdon emërimi i emrave të rinj, në stafet e ngushta të ministrave. Kështu, në Ministrinë e Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa Arjan Kraja, Shef Kabineti. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gledin Dervishi do të jetë Këshilltar për median, Pirro Dhëngu - Shef Kabineti dhe Ravesa Lleshi, Këshilltare për çështjet ndërkombëtare. Në Ministrinë e Arsimit, Lindita Nikolla mësohet se ka marrë Gjergji Hamitin si Këshilltar për median. Të njëjtat burime nga qeveria bënë të ditur se ndoshta fillimi i javës tjetër ministrat do të fillojnë të japin dorëheqjen nga mandati i deputetit, për të përmbushur detyrimin që vuri kryeministri, sipas të cilit, kush do të jetë ministër nuk do të jetë më deputet.
Mësohet se tërheqja e ministrave nga mandatet e deputetëve do të ndodhë grupe-grupe, për të mos shkaktuar rënie të mazhorancës në Kuvend. Së shpejti duhet të zgjidhen edhe kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe nënkryetari i Kuvendit. Gjithsesi, kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama, i duhet të vendosë rregull edhe mbi punët në parti, ku pritet të hapet gara për kryetarin e ri, pasi Ramës i përfundon në 26 shtator mandati si kryetar i PS-së.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)