E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep doreheqjen redaktori i Daily Star

Redaktori i gazetës irlandeze Daily Star ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të fotografive nudo të dukeshës e Kembrixhit.
Michael O'Kane u pezullua nga posti i tij në shtator, ndërsa një hetim i brendshëm është ne process. Fotografitë e publikuara të dukeshës dhe Princit Ëilliam në një festë private në Francë bënë menjëherë xhiron e botës. Mediat të pavarura kanë bërë me dije se O’Kone ka vepruar në çdo kohë në mënyrë profesionale dhe në të mirë të gazetës. Pronarët e gazetës kanë kritikuar mjaft vendimin e O’Kone për të publikuar fotografitë e Kate Middleton .
Irlandezja “Daily Star” publikoi fotografitë në muajin shtator, pasi çifti mbretëror u shfaq në një revistë franceze. Fotot u përdorën nga botimet në Francë, Itali, Republikën Irlandeze, Suedi dhe Danimarke. Ndërsa nuk u publikuan nga asnje gazette britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›