Spanje votohet ne Katalonja

Zgjedhjet rajonale të së dielës në Katalonja, shihen dhe si një provë e përgjithshme për referendumin për pavarësinë që kryetari i këtij rajoni, Artur Mas, ka premtuar se do të mbajë pas katër vjetësh. Partia e tij në bazë të sondazheve, duhet ët fitojë mazhorancën relative, dhe së bashku me formacionet e koalicionit pritet të marrë dy të tretat e vendeve në parlamentin rajonal. Sipas Mas Katalonja është një nga vendet më antike në Europë dhe në botë. Ai ka shtuar se është në përpjekje për të formuar një mazhorancë të qëndrueshme, që do të vizatojë të ardhmen e vendit për 7 milion e gjysmë banorët e saj. Mas ka nisur të mbrojë tezën e autonomisë pas manifestimit gjigant të 11 shtatorit të kaluar, që ka nxjerrë në dukje dëshirën për pavarësi nga pjesa më e madhe e banorëve të rajonit të Barcelonës. Nga ana tjetër Partia Popullore është treguar më e matur për sa i përket referendumit duke thënë se synimi është bashkëekzistenca në Katalonjë dhe jo ndarja e popullsisë së saj. Një e pesta e gjithë ekonomisë së Spanjës varet nga aktiviteti prodhues dhe nga kursimet e Katalonjës, e cila është në prag të falimentimit.