E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 - provat e lira ne Brazil Hamilton piloti me i shpejte

Nxemja u bë dhe hierarkia në Brazil nisi të qartësohej. Çmimi i Madh i Brazilit zhvilloi provat e lira dhe në to më i shpejti u paraqit Ljuis Hamilton, në garën e tij të fundit me Meklaren Mercedesin.
Piloti anglez la prapa kampionin botëror dhe kryesuesin e kampionatit, Sebastian Fetel, ndërsa në helmetë nuk kishte harruar të shkruante fjalën “faleminderit”.
Pas tij Fetel dhe gjermani i Red Bullit nuk ka nevojë të domosdoshme që të fitojë për të triumfuar sërish në këtë botëror, që e kryeson me 13 pikë epërsi. Thjesht dëshiron të mos ketë probleme në nisje.
Rivali i tij i madh, Fernando Alonso, nuk mundi të ngjitej më lart sesa vendi i pestë me Ferrarin e tij, veçse të mos harrojmë se këto janë vetëm provat e lira, jo ato zyrtaret. Diferenca e Alonsos me Fetelin ishte realisht shumë e vogël, vetëm 2 të dhjetat.
Ueber dhe Masa ishin përpara Fernandos, ndërsa Mikael Shumaher kërkon të shkëlqejë për herë të fundit në Formula 1 dhe të largohet si një yll që këputet nga qielli. Shtatë herë kampioni i botës doli i gjashti.
Pas provave të lira, Alonso u shpreh thjesht dhe qartë. “Normalisht, ne duhet të dalim të dytët, vetëm ndonjë mrekulli mund të na japë titullin botëror, por presioni mbi ne është i vogël”.
Përgjigjet Fetel. “Ne jemi këtu për të sulmuar, ne jemi në pozicion të mirë, por nuk ka asnjë siguri. Ndaj duhet të jemi të shpejtë dhe në sulm”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›