Jepen edhe dy hidrocentrale të reja
Vendimi
Këshilli i Ministrave miratoi dje në mbledhjen e radhës së qeverisë, përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentraleve Qarr e Kaltanj. Nisur nga ky vendim i ri, kreu i qeverisë Berisha u ndal gjerësisht në fjalën e tij mbi nevojën e kthimit të vendit në fuqi të vogël energjetike në rajon. Në Shqipëri, në një hark kohor 5-vjeçar janë ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër kapacitete energjetike 20% më të mëdha se ato që janë ndërtuar në të gjitha kohërat më parë, u shpreh kryeministri, duke kundërshtuar dhe përfaqësues së medias, të cilët janë të qëndrimit se këto nisma nuk po rezultojnë efikase. Kryeministri Berisha gjeti rastin të theksonte se projektet e mëdha energjetike që pritet të vihen në zbatim do të shndërrohen në një linjë të rëndësishme punësimi për qytetarët në mbarë vendin. Këto dy Hec-e ku investohen rreth 5 milionë dollarë do të punësojnë me dhjetëra banorë të zonës në radhë të parë. Edhe kjo linjë është një linjë kryesore punësimi për shqiptarët, deklaroi kreu i qeverisë.
Jepen edhe dy hidrocentrale të reja burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip