Askushi, politikani më i ndershëm në Shqipëri
Vrojtimi i gazetës Shqip në internet mbi ndershmërinë e klasës politike
Askushi është politikani më i ndershëm në Shqipëri. Ky është opinioni i lexuesve të gazetës Shqip në internet në një vrojtim ku lexuesve iu shtrua pyetja Kush është politikani më i ndershëm.
Në vrojtim morën pjesë 1005 lexues gjatë tri ditëve të fundit dhe 432 prej tyre ose 43 për qind, thanë se në opinionin e tyre, asnjë prej politikanëve të listuar nuk është i ndershëm. Në listë u renditën pesë politikanë krerë partish, si dhe Bamir Topi, i cili konsiderohet de facto kryetar i Partisë Fryma e Re Demokratike. Në sondazh doli në fakt fitues politikani i gjashtë, Askush.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zuri vendin e dytë me 218 vota ose 22 për qind të totalit, pasuar nga Bamir Topi me 12 për qind të votave. Kryeministri Sali Berisha, i cili deri pak vite më parë gëzonte reputacion të fortë si njeri i ndershëm dhe pa vese, mori vetëm 11 për qind të preferencave, ose 112 vota, duke u renditur i treti, jo shumë larg Kreshnik Spahiut, politikanit nacionalist, i cili mori 10 për qind të votave. Kredencialet e kreut të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duket se janë përtokë, pasi për të votuan vetëm 13 vetë, ose më pak se 2 për qind.
Pyetja për politikanin më të ndershëm në fakt nënkupton edhe preferencat që lexuesit e Shqip kanë për klasën politike. Interpretuar në këtë mënyrë, mbi 43 për qind treguan se nuk kanë preferencë politike.
Sondazhi i ri në gazeta-shqip.com do ti pyesë lexuesit për përkatësinë e tyre politike.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zuri vendin e dytë me 218 vota ose 22 për qind të totalit, pasuar nga Bamir Topi me 12 për qind të votave.
Askushi, politikani më i ndershëm në Shqipëri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip