Jepet pretenca për 12 të akuzuarit e naftës “virgin”

Në seancën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë, organi i hetimit, kërkoi 4 vite burg për Iljaz Fishekun, për akuzen e mashtrimit në bashkëpunim, për ish -doganierin Edmond Ferraj 2 vite burg, ndërsa për ish punonjësin e antikontrabandës Arjan Dacin, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” kërkoi dënimin me 1.6 vite burg.
Gjithashtu ne seance, Prokuroria kërkoi dënimin me nga 6 muaj burg secili për nëntë shoferët e autoboteve që akuzohen se nuk kanë kallëzuar krimin e transportimit të naftës kontrabandë.
Ndërkohë që, në gjykim të zakonshëm për çështjen, janë edhe katër të akuzuar të tjerë, mes tyre biznesmeni Hajri Elezaj, i akuzuar për mashtrim, aktualisht i arratisur nga Shqipëria. Hetimet për skandalin e naftës nisën pasi u denoncuan nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Sipas skemës, nafta bruto e marrë në Ballsh, merrej për t’u eksportuar, por më pas rifutej në tregun shqiptar, pa u përpunuar, duke ndihmuar në shkatërrimin e mijëra automjeteve, por gjithashtu duke shkaktuar ndotje të madhe në ambient. Ligji shqiptar nuk e lejon tregtimin e kësaj nafte në tregun vendas. /Start/
2012-04-25 17:09