Jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe mikun e tij
Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi sot 18 vjet heqje lirie per secilin ndaj dy të akuzuarve Emiljano Shullazin dhe Ervin Ferhatin. Ata akuzohen për organizim dhe financim organizatash kriminale me qëllim trafikimin e lëndeve narkotike
TIRANE-Prokuroria e Krimeve te Rënda dha sot pretencën për dy të akuzuarit për organizim dhe financim organizatash kriminale me qëllim trafikimin e lëndeve narkotike Emiljano Shullazin dhe Ervin Ferhatin. Për dy të akuzuarit, prokuroria kërkoi 18 vjet heqje lirie per secilin. Emiljano Shullazi i cili thirrej nga anëtarët e bandës si “Mili”, por që me dokumenta fallco paraqitej me emrin tjeter “Anton Nikolla” akuzohet për organizim, drejtim dhe financim organizatash kriminale me qëllim trafikim heroine. Ndërkohë Ervin Ferhati i cili thirrej ndryshe “Ergus” akuzohet për trafik lëndësh narkotike me shume se një herë. Trafiku bëhej nga Turqia drejt Italisë dhe Gjermanisë. Mbi dy këta persona rendon edhe akuza e fallsifikimit të dokumentave të identitetit. Dy të akuzuarit i përkasin një organizate kriminale që daton që nga 2004, në përbërje të së cilës janë 4 anëtarë. Shullazi dyshohet kapo i organizates. Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati ndodhen prej muajsh të izoluar në dhomat e paraburgimit të Tiranës, nën masën e sigurisë "arrest me burg" dhënë ndaj tyre nga Gjykata.
(d.b/BalkanWeb)