E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në NATO, Cekia do ratifikojë protokollin

Kryetari i Senatit të Parlamentit të Çekisë, Premysl Sobotka mbërriti sot në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Gjatë takimit me Topallin, Sobotka premtoi se brënda tetorit Cekia do të raitifkojë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Nga ana e saj Topalli e falenderoi homologun për mbështetjen e Cekisë për integrimin e Shqipërisë.

Axhenda e Sobotka do të vijojë me takime të veçanta me Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›