Jeremiç: Betejë e ashpër në OKB Prishtinë-Beograd
"Në bazë të informatave që i marrin, Prishtina në kohën e fundit e ka forcuar dukshëm tempin e lobimit dhe po shfaqet jashtëzakonisht agresive. Asambleja e Përgjithshme do të duhej të ishte kurorëzimi i përpjekjeve të tyre të muajve të fundit, për të bindur një numër të konsiderueshëm shtetesh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Jeremiç, duke shtuar se, ‘as Serbia nuk është duke ndenjur duarkryq”.
“Përkundrazi. Çdo ditë kemi me dhjetëra biseda me nivelet e ndryshme botërore dhe kemi një strategji të definuar qartë për t’i ndalur përpjekjet e Prishtinës”, ka thënë Jeremiq, njoftojnë mediat serbe. Sidoqoftë, ai ka thënë se nuk do të jetë lehtë, pasi që Prishtina ka mbështetjen e disa shteteve më me ndikim në botë.
“Megjithatë, ne jemi dëshmuar goxha shumë në këtë betejë dhe, unë jam një optimist i matur para Asamblesë së Përgjithshme”, ka shtuar ai. Sesioni vjetor Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do t’i fillojë punimet më 20 shtator. (telegrafi/start)