Ministria e Arsimit: Provime shtesë për sistemin 8-vjeçar
Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim, i cili do të certifikojë si kandidatë të mundshëm për të ndjekur arsimin e mesëm, të gjithë nxënësit që nuk janë përfshirë në sistemin e detyruar 9-vjeçar
TIRANE-Gjashtë provime në lëndët bazë do të jenë kriter i detyruar për nxënësit që kanë mbaruar arsimin 8-vjeçar para 2009-ës, për t’u regjistruar në gjimnaze. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim, i cili do të certifikojë si kandidatë të mundshëm për të ndjekur arsimin e mesëm, të gjithë nxënësit që nuk janë përfshirë në sistemin e detyruar 9-vjeçar, që u aplikua për herë të parë vitin e shkuar në të gjithë vendin. Ndërkaq, pritet hapja e klasave speciale me kohë të pjesshme për ata që kanë marrë një dëftesë të Lirimi para dy vjetësh dhe që duan të ndjekin gjimnazin.
Po keshtu gjatë këtij muaji të gjithë nxënësit që nuk kanë përfunduar sistemin e detyruar 9-vjeçar dhe nuk kanë ndjekur gjimnazin, mund të regjistrohen në shkollat për të shlyer provimet shtesë. “Afati i dhënies së këtyre provimeve është muaji qershor për vitin 2009, deri në muajin dhjetor.
(d.b/GSH/BalkanWeb)