ISHP: 100 mostra të dyshuara, në Rumani për A/H1N1
Ne Rumani ndodhen 100 mostra qe pritet te analizohen per te vertetuar se per cfajel gripi behet fjale. Ndërkohë që 600 kampione të tjera janë duke u analizuar në laboratorin e kryeqytetit
TIRANE-Autoritetet shqiptare po presin me ankth përgjigjet e analizave për 100 mostra të dërguara në laboratorin e referencës në Rumani, të dyshuara si bartëse të virusit të gripit të derrit. Numri i rasteve të dyshuara ka ngritur prej ditësh survejancën maksimale në drejtorinë e Institutit të Shëndetit Publik, ndërkohë që 600 kampione të tjera janë duke u analizuar në laboratorin e kryeqytetit. Pas 9 rasteve të fundit të cilat rritën në 31 numrin e të infektuarve, ka shumë gjasa që edhe nga kampionet e dërguara të dalin rezultate pozitive, kjo sipas specialistëve i referohet analizave paraprake të kryera në ISHP. “Të gjitha rastet e dërguara në Rumani janë identifikuar për prani të virusit të tipit A, çka edhe na bën të mendojmë se në listën e përgjigjeve mund të ketë raste të reja me infeksionin e gripit të derrit”, -deklaruan autoritetet. Mostrat e dërguara për analiza janë regjistruar gjatë këtij fillim-muaji, periudhë që u paralajmërua nga mjekët ku edhe pritet të ketë një rritje të numrit të rasteve, duke rrezikuar ta kthejë gripin e derrave në pandemi. Rasti më i fundit, ai i një 19-vjeçari nga kryeqyteti, i cili u konfirmua si i infektuar me virusin AH1N1, është duke u trajtuar në spitalin Infektiv të Tiranës me Tamiflu dhe gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar. Ndërkaq, specialistët e ISHP-së theksojnë se numri më i madh i rasteve të dyshuara vjen nga spitali Infektiv në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër nga spitalet rajonale. Për sa i takon parandalimit, autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se pritet të mbërrijnë në vend rreth 1 milion vaksina, me të cilat parashikohet të mbulohet vaksinimi i rreth një të tretës së popullatës, kryesisht moshat shkollore.
(d.b/BalkanWeb)