Pacolli kritika qeverisë për protokollin EULEX-Serbi
Sipas Pacollit protokoli nuk dëmton Kosovën duke ditur fsktin se është nënshkruar nga vendet mike të cilat kanë ndihmuar në pavarësimin e Kosovës. “Është dashtë të veprohet më herët, por nuk besoj se ato shtete të cilat e kanë ndihmuar pavarësinë do të dëmtojnë interesat tona. Ne vetë i kemi ftuar ata këtu, të mira apo të këqeijat të asj që ne kemi dashtë”, ka deklaruar Pacolli.
Ndërkohë, Sejdë Tolaj nga Lidha Demokratike të Dardanisë e ka vlerësuar të dëmshëm nënshkrimin e protokollit EULEX-Serbi. Sipas Toljat qëndrimi i institucioneve të Kosovës më tepër është bërë në formë deklarative se sa me veprime konkrete.
Ndërkaq Partia Reformiste ORA e kritikoi sot Qeverinë e Kosovës se po sillet si spektatore, e jo si aktore, për zhvillimet të cilat kanë të bëjnë me vendin. Kritikat e kësaj partie erdhën një ditë pas nënshkrimit të protokollit në fushën e policisë, ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, megjithë fjalët e “forta” që ishin dhënë më herët prej Qeverisë, se protokolli, në asnjë mënyrë nuk do të nënshkruhet.
Madje, sipas Partisë Reformiste ORA, Qeveria në formë afirmative flet se policia dhe shteti i Kosovës nuk janë të involvuar në këtë protokoll që nënshkruhet me shtetin fqinj, i cili me të gjitha mjetet tenton ta minojë sovranitetin tonë. (rtk/start)