Jeremiç: S’kam folur kurrë për ndarjen e Kosovës
“Është më se evidente se janë bërë orvatje të më vihen në gojë disa fjalë të cilat kurrë s'i kam thënë”, ka deklaruar Jeremiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas bisedimeve me shefin e diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu. Jeremiç ka thënë se Serbia angazhohet për “zgjidhje kompromisi” të statusit të ardhshëm të Kosovës me anë të ripërtëritjes së negociatave.
Të dy ministrat theksuan se vendete tyre – përkundër dallimit rreth statusit të Kosovës - janë të gatshme të punojnë për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për zhvillimin e rajonit. Davutolu e Jeremiç gjithashtu paralajmëruan se nesër bashkë do ta vizitojnë Sanxhakun. /rtk/start/