Jeremiç: Serbia sukses kundër njohjeve të Kosovës
Ministri serb ka deklaruar se qeveria aktuale ka punuar mirë në politikën e jashtme në tri prioritetet që ia kishte vënë vetes: mbrojtjen e Kosovës me rrugë diplomatike, afrimin e Serbisë ndaj BE-së dhe krijimin e pozitës së liderit në regjion.
Gjatë një interviste në televizionin “Pink”, Jeremiç tha se Serbia ka arritur ta pengojë procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se është i bindur se do të hapet sërish dialogu për statusin e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. (telegrafi/start)