E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Shkurtimet në buxhet, papunësi, fshat i varfër, frenim biznesit

Tiranë, 27 korrik, NOA Selia rozë ka akuzuar rishtas sot miratimin e ndryshimeve në buxhet, vetëm me kartonat e mazhorancës dhe duke shkelur hapur procedurat parlamentare.

Duke iu referuar vendeve të tjera që për të dalë nga rënia ekonomike kanë mbi 18 muaj që kanë ndërmarrë reforma, deputetja e Partisë Socialiste, Rudina Seseri tha qeveria shqiptare është e fundit që kujtohet për krizën, ku ajo shënjoi ministrin e Financave Bode si ministër i Piramidave, dhe përgjegjësin kryesor të mosbalancimit të buxhetit dhe fshehjes së të vërtetës së krizës.

Shkurtimet në buxhet janë bërë pa asnjë analizë të realizimit të investimeve nga ministritë. Është e pafalshme që, në 6-mujorin e parë, Ministria e Bujqësisë realizoi vetëm 6% të investimeve, Ministria e Arsimit vetëm 7% dhe Ministria e Shëndetësisë vetëm 19%. Janë pikërisht këto ministri, që u goditën më shumë nga ndryshimet në buxhet. Duke i shkurtuar fondet këtyre sektorëve prioritare, qeveria godet rëndë përsëri fshatin, bën hapa mbrapa në zhvillimin e arsimit dhe përkeqëson shërbimin shëndetësor, deklaroi deputetja Seseri.

Sipas saj, Ndryshimet, që iu bënë buxhetit nuk zbusin krizën, por e thellojnë atë sepse janë ndryshime, që nuk shoqërohen me politika që lehtësojnë biznesin, nuk favorizojnë prodhimin, nuk nxisin punësimin, nuk mbështesin familjet e varfra të përballojnë shtrenjtimin e jetesës.

Seseri vijoi prognozën më tej duke thënë se buxheti i miratuar do të ngadalësojë më tej ekonominë dhe do të varfërojë shqiptarët.

Deputetja Rudina Seseri nënvizoi ndër të tjera se Thelbi i problemit është se qeveria asnjëherë nuk ka ditur të bëjë dallim midis shpenzimit dhe investimit, duke venë shenjën e barazimit mes tyre. Në ekonomitë e zhvilluara jo autoritare, investimet bazohen në projekte rigoroze dhe përzgjidhen me kritere të rrepta ekonomiko-socialo-mjedisore, që marrin në konsideratë koston, kthimin e kapitalit të investuar, fitimin monetar dhe krijimin e të mirave publike.

Deputetja socialiste tha se pikërisht këtij mish-mashi konceptesh, siç i quajti ajo, qeveria i ka përzier edhe termin koncesion : kur nuk ka para investimin e quan koncesion, një nivel mediokër menaxhimi financash publike, që shpenzon paratë pa kufi, nuk nxjerr të ardhura dhe lë shteg për abuzime gjigante.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27631-ps-shkurtimet-ne-buxhet-papunesi-fshat-i-varfer-frenim-biznesit","title":"PS: Shkurtimet në buxhet, papunësi, fshat i varfër, frenim biznesit","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›