E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia kundër largimit të misionit të UNMIK-ut

Beograd-Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka thënë se për qeverinë e Serbisë është "absolutisht e papranueshme" ndërprerja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë. "Këshilli i Sigurimit i KB nuk do të lejojë që të hiqet misioni i UNMIK-ut, sepse ai është misioni i vetëm legjitim krahas EULEX-it dhe KFOR-it, i cili duhet të kujdeset për të gjithë qytetarët në Kosovë", tha ai. Dje, ministri i Jashtëm Skënder Hyseni tha se do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të ndërpresë misionin e UNMIK-ut, sepse ai nuk ka kurrfarë kompetencash, ndërsa në Kosovë tash ndodhet misioni i EULEX-it. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›