E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic Bllokade planeve te Kosoves

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi zyrtar edhe këtë vit do të vijojë luftën për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar për cështjen e Kosovës.

Duke folur për televizionin publik lokal, Jeremic ka theksuar se prioritet i diplomacisë serbe do të jetë pengimi i njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe i anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Do të përpiqemi të bllokojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është edhe një parakusht i rëndësishëm për arritjen e një kompromisi”, ka pohuar Jeremic.

Më tej, duke komentuar raportin e Dick Marty, ai është shprehur se bëhet fjalë për akuza “të tmerrshme”, të cilat duhet me doemos të hetohen.

“Duhet një hetim i besueshëm ndërkombëtar. E vërteta duhet të dalë në shesh dhe jo të futet nën rrogozë”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›