Venizelos Gardhi zgjidh problemet e BE-se

Ministri grek i Mbrojtjes, Evangelos Venizelos ka deklaruar se ngritja e gardhit mbrojtës në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë do t’i zgjidhte një problem të madh Bashkimit Evropian.
“Synimi ynë për ndërtimin e gardhit përreth kufirit me Turqinë për të ndërprerë fluksin e emigrantëve të huaj do të zgjidhte një problem të madh të BE-së”, ka pohuar Venizelos.
Greqia ka planifikuar të ngrejë një gardh të gjatë 12.5 kilometra, me qëllim frenimin e fluksit të emigracionit klandestin, që buron kryesisht nga vendet aziatike dhe ato afrikane.
Por plani në fjalë është kundërshtuar nga Komisioni Evropian, si dhe nga Turqia, të cilat kanë deklaruar se në rast se ngrihet një gardh emigrantët klandestinë do të gjejnë një rrugë tjetër.