E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Hetim për trafikimin e organeve

SAN SALVADOR- Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic të dielën në San Salvador, i’u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Shteteve Amerikane, që të mbështesin hetimin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë.

“Ne do të këmbëngulim që përmes hetimeve të zbulojmë të vërtetën e plotë rreth asaj që ka ndodhur dhe për këtë kërkojmë mbështetjen tuaj”,- ka thënë Jeremic në dialogun vjetor të këtyre vendeve dhe shteteve me statusin e vëzhguesit, në mesin e të cilave është edhe Serbia.

Organizata e Shteteve Amerikane ka 35 vende anëtare nga Amerika Jugore dhe Veriore dhe rajoni i Karaibeve.

Jeremic e ka përmendur raportin e Dick Martyt në bazë të të cilit u miratua edhe një rezolutë e Këshillit të Evropës, rreth trafikimit të organeve njerëzore dhe ku përfaqësuesit kryesor të shtetit të Kosovës përmenden si udhëheqës të organizatave kriminale.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›