Strukturat parale akuzojnë Tadic: Po sakrifikon Kosovën
PRISHTINË- Bashkësia e Asambleve Komunale të strukturave paralele të Kosovës, ka kritikuar sot Presidentin e Serbisë Boris Tadic dhe qeverinë e Serbisë duke thënë se për shkak të mundësisë së marrjes së statusit së kandidatit për BE, po “sakrifikojnë” Kosovën.
“Është e dukshme që presidenti serb për arritjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, po e sakrifikon krahinën jugore serbe që është shkelje e Kushtetutës dhe tradhëti ndaj interesit kombëtar e shtetëror serb. Ky është vlerësim i pjesëtarëve të bashkësisë së komunave të Kosovës”,- thuhet në komunikatën që është bërë publike për mediat.
Ndër të tjera, në këtë komunikatë thuhet se Bashkësia e komunave serbe të Kosovës, përfaqësuesit e së cilës janë Marko Jakshic dhe Milan Ivanovic, është kundër bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës duke thënë se ato “diktohen” nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.
(e.m/rel/BalkanWeb)