Serbët e Bujanocit kërkojnë ndarje nga shqiptarët
BUJANOC- Tri parti serbe, Këshilli për të drejtat e njeriut, Lëvizja për komunën e Bujanocit, dhe Klubi i bujanocasve që jetojnë në Serbi, janë tubuar sot në sallën e Shtëpisë së kulturës, ku kanë themeluar të ashtuquajturin “Këshilli Nacional Serb”.
Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes për Bujanoc, Tomislav Stojanovic, “Këshill Nacional Serb” në gjirin e vet do të ketë 41 delegatë dhe do të përbëjë qeverinë komunale të Bujanocit në hije.
Qëllim i kësaj udhëheqje komunale në hije do të jetë realizimi i kërkesës së peticionit për të ndarë Bujanocin në pjesë kadastrale, në pjesën ku jetojnë serbët, dhe pjesën ku jetojnë shqiptarët.
Sipas Stojanovic, “Komuna e Bujanocit në mënyrë demografike është e ndarë në dy rajone, atë ku jetojnë serbët dhe pjesën ku jetojnë shqiptarët” dhe sipas tij secila bashkësi duhet të administrohet nga përfaqësuesit e saj.
Sipas, përfaqësuesit të Lëvizjes për Bujanoc nëse Bujanoci si komunë, për shkak të numrit të vogël të banorëve, nuk mund të ketë statusin e qytetit, atëherë duhet të rishikohet mundësia që Bujanoci t’i bashkëngjitet komunës së Vrajës, në kuadër të së cilës edhe serbët edhe shqiptarët mund të kenë komunën e tyre.
(e.m/koha/BalkanWeb)