E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Kosova para BE’së

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic ka deklaruar në Budapest se ndërlidhja e perspektivës europiane të Kosovës me çështjen e Kosovës do të ishte “gabim tragjik”.

“Secili që beson se Serbia, nëse do të ishte e detyruar të zgjedhë mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, do të zgjidhte BE’në, gabon”, ka thënë Jeremic, pas një takimi me Shefin e diplomacisë hungareze, Peter Balazs, ka transmetuar agjencia hungareze e lajmeve MTI.

Ndërkaq, Balazs ka thënë se nuk është e nevojshme që Serbia të vendoset para një zgjedhjeje të tillë të pamundshme, duke shtuar se Beogradi ka bërë shumë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Hungaria konsideron se detyra e saj strategjike është të ndihmojë stabilizimin e tërë Ballkanit Perëndimor, e kjo nuk mund të bëhet pa Serbinë”, ka thënë Balazs.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›