E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportojnë për projektligjet sfiduese

Sfidat dhe mangësitë e nxjerra për Kosovën nga Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2009 kanë qenë të mërkurën pikë kryesore e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka dëgjuar një nga një ministrat e tij teksa raportonin për punët që ata është dashur të bëjnë për t’i përmirësuar defektet e theksuara në Raportin e Progresit, në mënyrë që raporti i ardhshëm që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, të jetë më pozitiv.

Thaçi i ka kujtuar ministrat se data 30 dhjetor e këtij viti është e fundit që ata duhet t’i hartojnë dhe procedojnë në Kuvend të gjitha projektligjet që ndërlidhen me Raportin e Progresit të vitit të kaluar.

“Ligjet duhet të jenë të hartuara mirë. Ligjet e proceduara deri më tani duhet të kujdeseni që të miratohen në Kuvend dhe të bashkëpunoni me komisionet përkatëse në Kuvend. Në strategjinë legjislative kemi inkorporuar ligjet që dalin si nevojë e domosdoshme nga Raporti i Progresit i vitit të kaluar. Kërkohet bashkëpunim me ekipet tuaja, njëri-tjetrin, shoqërinë civile, mekanizmat ndërkombëtarë, grupet e interesit, mediat etj”, ka thënë Kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›