Jeremic: Kosova ska vend në KE, do e pengojmë
Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic deklaron se Kosova nuk ka vend ne Keshillin e Evropes dhe garanton se Serbia do beje të pamundurën per te penguar anetaresimin.
Komentet Jeremic i ka bërë pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të këtij mekanizmi, Torbjorn Jagland.
Sipas Jeremic, KE është një organizatë që mbledh shtetet, e sipas tij, Kosova nuk është shtet.
Do të shfrytëzojmë të gjitha resurset diplomatike që këtë ta pengojmë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është e shkruar në rezolutën 12 44. Këshilli i Evropës është organizatë që mbledh shtete dhe Kosova aty nuk ka vend, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se tashmë janë ndërmarrë disa hapa, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim rajonal, të mos kuptohet në mënyrën e gabuar.
Diplomacia serbe, sipas tij ka ndërmarrë hapa duke u kërkuar shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që të mos ndryshojnë qëndrim.