E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Të përshpejtohet reforma zgjedhore

Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e OSBE-së gjatë 15 viteve të pranisë në vendin tonë, në konsolidimin demokratik të vendit, reformat institucionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Shqipërisë.

Në vijim, diskutimi u përqendrua në reformën zgjedhore, ku ministri Haxhinasto theksoi rëndësinë e përshpejtimit të saj, si një reformë kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ministri nënvizoi se ky proces duhet të vazhdojë të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë faktorët politikë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për ruajtjen e fokusit dhe rritjen e shpejtësisë për reformat tashmë pjesë e planit kombëtar për integrimin.

Më tej, biseda u përqendrua në situatën në rajon si dhe në zhvillimet e fundit në Maqedoni. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se incidentet e ditëve të fundit nuk kontribuojnë për bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike. “Ato duhen trajtuar me qetësi dhe maturi nga faktorët politikë atje. U theksua nevoja e një hetimi të plotë të këtyre ngjarjeve dhe ndëshkimin e fajtorëve”, thekson Ministria në deklaratën e saj. /Start/

                                                                                             2012-03-12 12:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›