E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Kosova sështë shtet, nuk ka vend në Këshillin e Evropës

Vuk Jeremiç

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka thënë se nuk bëhet fjalë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Ai ka bërë këto komente pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të KE-s, Thorbjorn Jagland.

Sipas Jeremiçit, KE është një organizatë që mbledh shtetet, e sipas tij, Kosova nuk është shtet. Serbia sipas tij do të kundërshtojë fuqishëm çdo përpjekje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Do të shfrytëzojmë të gjitha resurset diplomatike që këtë ta pengojmë. Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është e shkruar në rezolutën 12 44. Këshilli i Evropës është organizatë që mbledh shtete dhe Kosova aty nuk ka vend, është shprehur ministri serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›