Fiton të drejtën për të vdekur

Tony me bashkëshorten
Një i paralizuar ka fituar gjyqin në Gjykatën e Lartë në Britani, që i jep të drejtën të vdesë apo siç duhet ndryshe eutanazia. Tony Nicklisnon, 58 vjeç prej vitit 2005 është i paralizuar dhe nuk është në gjendje ti japë fund jetës.
Ai ka kërkuar mbrojtje ligjore për doktorin i cili do ta ndihmojë për ti dhënë fund jetës. 58-vjeçari është i prekur nga sindroma e mbylljes që të paralizon trupin por truri funksionon plotësisht. Pas vendimit të gjykatës, çështje e tij do të shqyrtohet plotësisht dhe do të merren parasysh të dhënat mjekësore.
Ai është shprehur se ndihet i çliruar me vendimin e gjykatës. Nuk më ka mbetur më privaci apo dinjitet. Dhe nuk pres ndonjë kurë për të përmirësuar gjendjen time thotë Tony. Lidhur me vendimin për ti dhënë fund jetës ai është shprehur se do ta marrë atë kur të vijë momenti i duhur.

Para paralizimit
Vendi i parë që legalizoi eutanazinë është shteti i Oregonit në SHBA, i cili ka miratuar atë vitin 1994. Sa i takon Evropës, e para ishte Hollanda në vitin 2002 më pas ishte Belgjika. Ndërsa në Zvicër eutanazia nuk është e legalizuar por që prej vitit 1937 lejohet vetëvrasja me anë të mjekimit ose me mënyra të tjera. Kurse Shqipëria ka legalizuar vdekjen e mirë në vitin 1999. Disa vende të tjera ku eutanazia është legale janë: Australia, Uruguai dhe Japonia, Finlandë, Suedi dhe Luksemburg. /F.S/