E Diel, 1 Nëntor 2026

Krahasimet Messi-Ronaldo kanë ndikim negativ

Babai i Lionel Messit beson se një futbollist fiton FIFA Topin e Artë duke bërë paraqitje të mira në fushë e jo për marrëveshje të marketingut.

Sulmuesi i Barcelonës ka fituar çmimin në tri edicionet e fundit, duke mposhtur rivalin nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo në dy prej tyre. Dhe, Jorge Messi beson se biri i tij ishte fitues i merituar për shkak të lojërave të mira që shfaqi.

“Messi ka mentalitet fitues, dhe kjo nuk do të ndryshojë. Megjithatë mendoj se krahasimet Messi-Ronaldo duken keq dhe debati rreth kësaj çështjeje në medie ka ndikim negativ. Topi i Artë nuk fitohet për reklamime, por për atë që bëni në fushë. Pa marrë parasysh se kush do ta fitojë, nëse është Leo, Cristiano ose dikush tjetër”, deklaroi Jorge për RAC 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›