Jeremiç: Njohja e Kosovës nga fqinjet cënon paqen në rajon
BEOGRAD – Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç theksoi se shpreson që vendet fqinje nuk do të ndërmarrin hapa për të njohur pavarësinë e Kosovës, vendim që do të cënonte paqen dhe stabilitetin në rajon. Këtë gjë Jeremiç e deklaroi gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Beta”. Më tej Jeremiç deklaroi se Serbia do të mbaje nje qendrim te prere ndaj vendeve të rajonit që do të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Nuk dua që kjo të tingllojë si kërcënim. Ne askujt nuk i kërcënohemi, ne thjeshtë themi se duam të jemi partner me fqinjët tanë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, por nuk do të lejohet asnjë akt i njëanshëm që do të shkelte sovranitetin e shtetit serb”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe. Ndërkohë krerët e Malit të Zi dhe maqedonisë kanë deklaruar se shumë shpejtë do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
(a.s/Balkanweb/INA)