Serbi, Presidenti Tadic pohon se ndarja e Kosoves mbetet një mundësi
BEOGRAD-Presidenti i Serbisë Boris Tadiç shprehet se do të shqyrtojë mundësinë e ndarjes së Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.
Tadiç dha mbrëmë një intervistë në televizion, ku u shpreh se do të shikonte mundësinë e ndarjes së Kosovës vetëm si zgjidhjen e fundit, nëse Serbia nuk do të mund ta mbajë Kosovën si pjesë e saj.
Ai tha se çdo zgjidhje do të ishte më e mirë, sesa një situatë, kur njëra palë humbet gjithcka. Edhe pse Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt dhe u njoh menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe 46 vende të tjera, Serbia e mbështetur nga Rusia, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të territorit të vet.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta debatojë më 6 Tetor kërkesën e Serbisë për dërgimin e çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
(d.b/BalkanWeb)