E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit, Riker kërkon bashkëpunimin e politikanëve maqedonas

 

SHKUP - Ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker kërkoi bashkëpunim nga Cërvenkovski dhe Gruevski për fazën kyçe të bisedimeve për emrin.
“Kjo është diçka që duhet të punohet. Mendoj se liderët maqedonas e kuptojnë këtë. Kjo është një kohë shumë e rëndësishme kur duhet në mënyrë serioze të punohet në zgjidhjen e kontestit të emrit”, tha Riker.
Filip Riker tha se “SHBA-të mbështesin OKB-në në procesin e gjetjes së zgjidhjes. Mendoj se kjo mund të ndodhë. Është i nevojshëm fleksibilitet dhe liderizëm i vërtetë tek të gjitha palët e përfshira ”, theksoi ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, Filip Riker.
(a.s/Balkanweb/INA) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›